Zhelina i tha PO ndërtimit të shkollës dhe arsimimit të nxënësve

Posted on 29.04.2016

Sonte më 02.03.2016 (e mërkurë), gjatë një tubimi me qytetarët e Zhelinës me iniciativë të kryetarit të Komunës së Zhelinës z.Fatmir Izairi, u realizua debat publik për ndërtimin e shkollës së re fillore në Zhelinë, e cila planifikohet të ndërtohet te “Zyra e vjetër e vendit”, duke përfshirë edhe një pjesë të varrezave të fshatit. 


Në këtë debat, kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të Zhelinës, të cilët një zëri votuan pro ndërtimit të shkollës, duke treguar nivel të lartë të vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare, konstruktiv dhe vizionarë në aspektin e organizimit edukativ-arsimor në këtë vendbanim. 

Kryetari Izairi i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masovike në këtë tubim dhe për përcaktimin e Tyre pozitiv në votimin për ndërtimin e shkollës dhe duke i thënë një JO të fuqishme të gjithë personave të cilët nxisin përçarje dhe destruktivitet te qytetarët për motive të ulëta dhe kinse në mbrojtje të varrezave, por të njëjtit sonte u dënuan me “karton të kuq”. 

Izairi para qytetarëve pohoi fortë, se qëllimi i komunës është të sjellë zhvillim më të madh për vendin, si në aspektin edukativ-arsimor, po ashtu edhe në atë ekonomik dhe infrastrukturorë. 

Njëherit ai theksoi se është i hapur për çdo mendim ndryshe me arsyetim, rreth realizimit të projekteve, sepse gjithmonë është në shërbim të vullnetit të lirë të qytetarëve, duke respektuar normat fetare, por me të vetmin qëllim që çdo vendim i sotëm, të jetë në dobi të fëmijëve të vendit.