Komuna e Zheliës vazhdon me asfaltimin e rrugëve

Posted on 29.04.2016

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës në vendbanimin Zhelinë, prej te zyra e vjetër e vendit deri te shkolla fillore,,Luigj Gurakuqi,, 


Asfaltimi i rrugës do të përfshijë edhe trotuare në të dy anët e rrugës, dhe pritet që punimet të përfundojnë pas dy muajsh, varësisht nga kushtet klimatike. 

Vlera e përgjithshme e punimeve në këtë rrugë përfshin vlerën prej 200 mijë euro ( pa TVSH) dhe 236 mijë euro (me TVSH), me mjete të siguruara nga Agjensioni për përkrahje të zhvillimit rural, dhe me koofinancim të Komunës.