Garat sportive në futboll

Posted on 04.03.2016

Në kuadër të aktiviteteve sportive që po organizon Komuna e Zhelinës-Sektori për arsim,kulturë, rini dhe sport, në bashkëpunim me klubin sportiv shkollor ,,Dielli,,-Zhelinë ,më datë 07.10.2015 dhe 08.10.2015, u mbajtën garat sportive në futboll, me shkollat fillore të kësaj Komune. Pjesëmarrës në këto gara ishin ekipet nga shkollat fillore: Sh.F ,,Luigj Gurakuqi,,-Zhelinë Sh.F ,,Ibrahim Temo,,-Strimnicë Sh.F ,,Fan Noli,,-Trebosh Sh.F ,,Fan Noli,,-Pallaticë Sh.F ,,Pashko Vasa,,-Grupçin Sh.F ,,Pashko Vasa –Kopaçindoll Sh.F ,,Pashko Vasa,,-Çiflik Sh.F ,,Pashko Vasa,,-Debërcë Sh.F ,,Pashko Vasa,,-Llërcë Garat janë zhvilluar me sistemin garues me eliminim, të cilat kanë filluar me datë 07.10.2015 ku janë luajtur ndeshjet e para, kurse ato finale më datë 08.10.2015, me fillim nga ora 12:00. Nga ekipet finale, vendi i parë i takoi Sh.F ,,Fan Noli,,-Trebosh, vendi i dytë Sh.F ,,Luigj Gurakuqi,,-Zhelinë dhe vendi i tretë Sh.F ,, Fan Noli,,-Pallaticë. Ekipet fituese u shpërblyen me medalje të cilat ua ndau Kryetari i Komunës Fatmir Izairi, dhe i gjithë ky aktivitet u financua nga Komuna. Mbetet prioritet i rëndësishëm në agjendën e Komunës së Zhelinës, përkrahja e aktiviteteve sportive në të ardhmen.