Dr.Fatmir Izairi:Do të bëjmë të pamundurën, përherë do të jemi në krah të shtresës me nevoja të veçanta

Posted on 02.07.2016

Në Komunën e Zhelinës, konkretisht në 179 familje,prej 337 persona u janë shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe higjenike. 

Duhet theksuar se Komuna e Zhelinës po realizon fazën e tetë të aksionit humanitar, në mbështetje të familjeve me nevoja të veçanta; deri në fund të këtij viti do të realizohen edhe dy faza të tjera të ndarjes së ndihmave.

Nga ky aktivitet, familjet skamnore kanë një mundësi për të festuar në këto ditë të festës fetare të Bajramit. Vlerësojmë se në Komunën e Zhelinës ky aktivitet po bëhet traditë; ky veprim sigurisht se përcjellë një mesazh të madh vëllazëror, është një mundësi e shumpritur nga ata që sot kanë nevojë më shumë se asnjëherë më parë. 

Nga personeli përgjegjës në shpërndarjen e ndihmave në Komunën e Zhelinës thonë se, kjo është një ndihmë për të përmbushur nevojat momentale jetike të familjeve në nevojë. 
E vërteta është se, të varfërit luten që, të gjitha përpjekjet që lehtësojnë disa nga vuajtjet e tyre të kenë një dritë mirësi dhe lumturie në jetë. 

Shumë prej këtyre njerëzve me shpirt të pasur falenderojnë organizatorët, institucionin komunë, të parin e komunës dr. Fatmir Izairin, duke u lutur së bashku për një jetë më të mirë. Komuna e Zhelinës ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj personave me aftësi të kufizuara, duke treguar përkushtimin e përhershëm ndaj kësaj shtrese të shqiptarëve në këto zona.