Komuna e Zhelinës e nënshkroi kontratën me Byronë për zhvillimin rajonal, për financimin e projektit për rikonstruimin e rrugës në vendbanimin Rogle

Posted on 17.06.2016

Me 30.05.2016, Komuna e Zhelinës e nënshkroi kontratën me Byronë për zhvillimin rajonal, për financimin e projektit për rikonstruimin e rrugës në vendbanimin Rogle, në kuadër të projektit për Zhvillim të barabartë rajonal. 


Vlera e këtij projekti është 8.676.769,00 denarë, prej të cilave 3.000.000,00 koofinancon Byroja për zhvillim rajonal, ndërsa pjesa tjetër financohet nga buxheti i Komunës së Zhelinës. 

Kjo rrugë e cila do të rregullohet në kuadër të masës për zhvillimin e vendeve me nevoja specifike zhvillimore arrin gjatësinë 980 metra, fillon prej te rruga regjionale e vijon deri në qendër të fshatit Rogle.