Jemi duke krijuar parakushte për asfaltimin e rrugës në Strimnicë dhe Çiflik

Posted on 09.06.2016

Në Komunën e Zhelinës vazhdojnë punët në fushë infrastrukturore. Kështu, në kuadër të projekteve për vazhdimin e punëve në kompletimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra janë asfaltuar disa rrugë me prioritet të qytetarëve.

Realisht, tanimë ka filluar edhe përgatitja e terenit për asfaltim të rrugë në fshatin Strimnicë dhe Çiflik. Derisa jemi këtu ja vlen të kujtohet se, banorët e fshatit Strimnicë kanë dëshmuar shumë tolerancë në realizimin e punëve në teren, pikërisht ata janë dakorduar që të prishen objektet e tyte ndihmëse përreth rrugës, krejt me idenë shumë fisnike që të krijohet komoditet në zgjerimin e rrugës së tyre.Komuna e Zhelinës në vazhdimësi po punon në ngritje infrastrukturore; punët në teren gjitherë për prioritet kanë standardin e kohës.

Kryetari i Komunës së Zhelinës Dr. Fatmir Izairi me natyrën e tij përherë ka qenë në kryet të alternativave, përherë i kënaqur me dinamikën e përfundimit të punëve të nisura.Sipas Izairit asfaltimet në të gjitha zonat ndikojnë drejtpërdrejti në përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve në mbarë hapësirat e Komunës së Zhelinës.