Aksion ekologjik për mbjelljen e drunjëve

Posted on 29.04.2016

Sot më 02.04.2016, Kryetari i Komunës së Zhelinës bashkë me administratën komunale, NPK ,,Mirëmbajtja,, kompanitë Besha Trans , Golec Trans, Murana Kompani dhe disa qytetarë të Leshnicës, realizuan aksionin vullnetar për mbjelljen e 100 drunjve, prej shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” deri në Leshnicë të poshtme.


Ky aksion i sotëm ekologjik është përkrahur me furnizimin e 25 drunjëve nga vëllezërit mërgimtarë Memet dhe Hysni Garipi nga Leshnica, me punë të përkohshme në Itali. Së bashku me 230 drunjë që u mbollën më herët nëpër Zhelinë, është tejkaluar numri i drunjve të prerë nga ana e komunës për hapjen e rrugës në zonën industriale. 

Për pjesën private, gjegjësisht prerjen e drunjtëve nga ana e investitorëve, obligohen Pyjet e Maqedonisë, ta bëjnë pyllëzimin për sasinë e drunjëve të prerë, pasi të njëjtat investitorët i paguajnë për këtë pyllëzim. 

Sot edhe në Trebosh u realizua një aksion vullnetarë, për hapjen e rrugës Trebosh-Pallaticë, për mes së cilës kalon kolektori. Në të njëjtën kohë vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Zhelinë, Trebosh dhe së shpejti edhe në Çifik. Mbrojtja e ambientit, prioritet i ynë dhe i qytetarëve të Komunës së Zhelinës!