Firmoset marrëveshja për financimin e projektit "Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Trebosh"

Posted on 29.04.2016

Sot më 21.03.2016, në Komunën e Zhelinës Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Nurhan Izairi dhe kryetari i Komunës z. Fatmir Izairi nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Trebosh”. 


Kryetari Izairi, mes tjerash theksoi se, “Ministria e mjedisit jetësor është njëra ndër më meritorët për realizimin e projektit të kanalizimit në vendbanimin Tebosh, Pallaticë dhe Ozurmisht. Sot u nënshkrua kjo marrëveshje për 2,3 km rrjet të kanalizimit, me vlerë prej 4 milion e 500 mijë denarë nga Ministria ,kurse pjesën tjetër do ta financon Komuna e Zhelinës, pasi që vlera e projektit në bazë të dokumentacionit teknik është reth 9 milion denarë. 

Themelet e këtij projekti i vendosi ministri i atëhershëm z.Nexhadi Jakupi, pastaj vazhdoi z. Abdylaqim Ademi, ndërsa në fund me disa herë koofinancim e finalizoi ministri aktual z. Nurhan Izairi”. 

Me këtë pjesë të ndërtimit dhe me shpalljen e ankandit që pritet këto ditë nga Qendra për zhvillimin e rajonit të Pollogut, pasi që mjetet janë te miratuara nga Këshilli nacional dhe Ministria e pushtetit lokal në vlerë prej 8 milion denarë ,ku Komuna do të koofinancon edhe me 3,6 milion denarë për kolektorin Trebosh-Pallaticë, përfundon mbi 30 km rrjeti i kanalizimit për këto vendbanime. 

Komuna bashkë me NPK “Mirëmbajtja” dhe qytetaret e ketyre vendbanimeve, paralelisht gjatë realizimit të punimeve për rrjetin e kanalizimit i kanë lëshuar edhe gypat e ujësjellësit, por për përfundimin e këtyre punimeve komuna pret që t’i shfrytëzojë mjetet e miratuara nga Ministria e financave në vlerë prej 270 mijë euro, 550 mijë euro nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe një pjesë të kredisë nga Banka botërore për të cilën pëlqimet janë marrë, por të njëjtat do të mundësohen pas mbajtjes së zgjedhjeve. Realizimi i projekteve të kanalizimit mbi 50 km (përfshirë Zhelinën dhe Strimnicën) si dhe rrjeteve të ujesjellësve në Komunën e Zhelinës, ka përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe njëherit ka rritur mbrojtjen e mjedisit jetësor.