Aksion vullnetar në shërbim të ekologjisë

Posted on 29.04.2016

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, e cila u përkrah edhe nga Drejtori i NPK ,,Mirëmbajtja,, kompanitë Besha Trans , Golec Trans, Murana Kompani , si dhe disa qytetarë të Leshnicës së poshtme sot me datë 19.03.2016 u realizua pastrimi i përroit prej te vendbanimi Leshnicë deri te shkolla fillore ,,Luigj Gurakuqi,, në Zhelinë. 


Pas disa ditëve , i njëjti aksion do të vazhdojë me mbjelljen e drujve në këtë pjesë, ku shpresojmë se do të na bashkëngjiten edhe qytetarë dhe kompani tjera, për të krijuar së bashku një mjedis më të mirë ekologjik.