Studentët e UEJL-së vizituan Komunën e Zhelinës

Posted on 29.04.2016

Sot më 15.03.2016 (e martë), studentët e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të Universiteti të Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të studimeve të tyre realizuan një vizitë studentore në Komunën e Zhelinës. 


Studentët e udhëhequr nga prof.dr Jonuz Abdullai, u takuan me Kryetarin e Komunës z. Fatmir Izairi dhe shërbimet e administratës komunale, të cilët u njohën më në detaje për mënyrën e funksionimit të punëve administrative publike, organizimin e brendshëm të komunës dhe aspekte të tjera në interes të qëllimeve studimore. 

Studentët e UEJL-së dhe stafi akademik vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin me Komunën e Zhelinës, në funksion të realizimit të praktikës së studentëve gjatë studimeve në këtë institucion. Komuna e Zhelinës, gjithmonë mbetet e hapur për të gjithë studentët të cilët kanë nevojë të kryejnë praktikën studentore, e cila krijon përvoja reale për kualifikimin e tyre përkatës.