Hazbi Idrizi dhe Fatmir Izairi takohen me ministrin e arsimit z. Ademi

Posted on 29.04.2016

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Abdilaqim Ademi sot është takuar me kryetarin e Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe me kryetarin e Komunës së Zhelinës dr.Fatmir Izairi. 


Ky takim ka qenë me karakter pune dhe janë trajtuar mundësitë se si në këto dy komuna respektive të themelohen dy qendra të arsimit të mesëm profesional. Kjo ide po bisedohet një kohë të gjatë dhe tani është momenti që disa punë në këtë plan edhe të konkretizohen. 

Hapja e shkollave të zanatçinjëve është një mundësi e mirë dhe me dëshmi perspektive në disa shtete evropiane. Në këtë nismë dhe në këtë plan me idetë e tyre sigurisht se kanë kontribuuar edhe znj.Ajshe Selmani, drejtore në fushë arsimore dhe z. Nuriman Tefiku, përgjegjës për arsim në Komunën e Bogovinës.

 Në fund të shtojmë se. z Izairi dhe z. Idrizi përherë për parim kanë pasur avansimin dhe krijimin e kushteve sa më të mira nëpër shkollat shqipe, të cilat gravitojnë në Komunën e Zhelinës dhe në atë të Bogovinës.