Komuna e Zhelinës promovoi projektet e realizuara gjatë viteve 2009-2015

Posted on 04.03.2016

Të shtunën më 26.09.2015, në kuadër të promovimit të projekteve të realizuara në Komunën e Zhelinës nga viti 2009 deri 2015, eveniment i cili u shoqërua nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe funksionarë të lartë të BDI-së, sipas agjendës së caktuar inauguruan lëshimin në përdorim të rrugëve të asfaltuara dhe begatonizuara në Dëbërc, lëshimin në përdorim të kanalizimit në Pallaticë, Trebosh dhe Uzormisht, lëshimi në përdorim i rrugës, ujësjellësit dhe kanalizimit në Zhelinë. Në këto vendbanime përfaqësuesit e BDI-së janë pritur dhe takuar edhe me banorët vendas. Gjatë këtij takimi, u vizitua edhe Zona e lirë industriale në Zhelinë, Qendrën për kontroll teknik “Besha Trans, Kompania “Vezë Sharri” në Trebosh dhe “Golec Trans” në Zhelinë, me ç’rast rëndësi të madhe i është dhënë zhvillimit industrial dhe ekonomik të kësaj zone, përkrahje për zhvillimin e biznesit edhe nga investitorë të tjerë, pasi kjo zonë është vend shumë i volitshëm për të gjithë ata që kanë ide biznesi, të cilët sigurisht se do të kenë mbështetje për nevojat e tyre në ecurinë e suksesshme të projekteve të tyre. Të gjitha projektet e realizuara gjatë vitit 2009-2015 para audiencës u prezantuan në takimin qendror në restorantin “Dy fazanat” në Zhelinë, ku të pranishmit pranuan broshurën me të gjitha projektet dhe detajet e investimeve të kryera gjatë kësaj periudhe. Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan, Kryetarja e Këshillit të Komunës së Zhelinës Arijeta Rexhepi, Kryetari i Komunës së Zhelinës z. Fatmir Izairi, kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë z. Nderim Nexhbiu, deputetja e kësaj zone Nora Aliti, Ministri i arsimit dhe shkencës së RM-së z. Abdylaqim Ademi dhe Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti. Kryetari z. Fatmir Izairi elaboroi në detaje dinamizmin e të gjitha projekteve të realizuara në kuadër të udhëheqjes në këtë komunë përfshirë të gjitha vendbanimet, si ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve shkollore me kushte bashkëkohore për procesin arsimor, ndërtimin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, finalizimin e planeve urbanistike për çdo vendbanim, mbështetje të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive, duke potencuar angazhimin e tij edhe më tutje në krijimin e kushteve më cilësore për banorët e vendbanimeve. Në pjesën e dytë të takimit, qytetarët parashtruan pyetjet e tyre ndaj përfaqësuesve të BDI-së dhe Kryetarit z. Ali Ahmeti. Organizimi i këtij promovimi kishte për qëllim informimin e qytetarëve për projektet e realizuara, njëkohësisht duke dhënë llogari të detajuar përmes broshurave për të gjitha investimet gjatë viteve 2009-2015.