Thirrje për aplikim për trajnime

Posted on 15.06.2016

Shoqata për zhvillim lokal dhe rural në suaza të projektit “Gratë nga mjediset rurale: Çelës për zhvillim ekonomik” kontrata numër 12-9140/1, i financuar nga Delegacioni i Unionit Europian, i implementuar nga Ministria e financave dhe Ministria për punë dhe politikë sociale, u bën thirrje të gjitha grave të papunësuara me moshë prej 20 deri 45 vjeçare, të cilat janë të interesuara të marrin pjesë në trajnimet dhe punëtoritë pa pagesë si për qepje, ashtu edhe për ondulim, të paraqiten në telefonat ose në adresat elektronike që gjenden poshtë. Përveç kësaj, janë të siguruara trajnime edhe për gratë që mbledhin fruta mali, ashtu edhe çertifikata sipas rregullave ligjore të shtetit. Përveç asaj që të gjitha trajnimet janë pa pagesë, grave që do t’i ndjekin trajnimet do t’u paguhen shpenzimet e rrugës.

Të interesuarat duhet t’i plotësojnë informatat e më poshtë shënuara:

Emri dhe mbiemri
Mosha
Kontakt informacionet (telefoni dhe e-maili)
Nacionaliteti
Regjioni prej ku vijnë (vendi dhe komuna)
Përvoja e deri tanishme
Për cilin lloj të trajnimit janë të interesuara

Për më shumë informata dhe detaje drejtohuni në numrat e telefonit 070/770-215 dhe 072/536-606 ose në e-mail adresat: ruralwomen.keg@gmail.com ose office@zlrr.org.mk, ose, paraqituni përmes profilit tuaj të fejsbukut.

Ме respekt,
Shoqata për zhvillim lokal dhe rural

Thirrje për aplikim për trajnime - PDF...

Повик за пријавување на обуки - PDF...