Shpallje për zgjedhjen e bashkëmoderatorit

Posted on 14.06.2016

Qëllimi i programit “Forume në bashkësinë” është që të mbështesë zhvillimin participues të bashkësive në nivel lokal. Programi është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ndërsa është udhëhequr nga Njësia për Koordinimin e Forumeve (NJKF) në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale BNJVL (më shumë informacione në www.forumivozaednicata.com.mk).

Komuna e Zhelines do të realizojë forum të buxhetit me qëllim të përpilimit participues dhe transparent të buxhetit të komunës për vitin 2017, bashkë me qytetarët.

Për nevojat e Forumit, publikohet shpallje për zgjedhjen e BASHKËMODERATORIT që do të jetë i angazhuar në kohëzgjatje prej 6 muajve, 10 ditë pune gjatë muajit, me orar fleksibël të punës.

Bashkëmoderatori është ndihmës i moderatorit të forumit dhe udhëheqës i grupit operativ. Grupi operativ është i përbërë prej 5-7 anëtarëve dhe është përgjegjëse për organizimin teknik të sesioneve.

Detyra, përgjegjësi dhe rezultate të pritura:

q  Bashkëmoderim i sesioneve të forumit, gjegjësisht ndihmë moderatorit gjatë udhëheqjes së sesioneve të forumit;

q  Udhëheqje dhe koordinim të Grupit operativ;

q  Rekrutim të pjesëmarrësve në forumin;

q  Organizim të sesioneve të forumit dhe përgatitjen e tyre teknike (salla, afishe, pajisje);

q  Organizim i takimeve ndërmjet sesioneve të forumit;

q  Mbështetje në koordinimin e aktiviteteve për marrëdhënie me opinionin në nivel lokal;

q  Përgatitje dhe ruajtje të dokumenteve për dhe nga sesionet e forumeve dhe punë ndërmjet sesioneve (procesverbal, lista të nxënësve, ftesa, etj.) dhe dërgimi i tyre deri te koordinatori komunal;

q  Përgatitje e raporteve mujore;

q  Pjesëmarrje në trajnime të organizuara nga NJKF dhe SDC.

Kualifikime dhe përvojë:

§  arsim universitar

§  përdorim aktiv i kompjuterit (Word, Excel, Power Point)

§  njohje e procesit të decentralizimit

§  përvojë në punë me organizata joqeveritare

§  të jetë banor i komunës

§  përvojë në paraqitje publike, lehtësim, koordinim dhe informim

§  prirje ndaj punës ekipore

§  shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe prezantuese

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivimi, më së voni deri në 21.06.2016, në adresën vijuese:

Komuna e Zhelines

ose në postën elektronike: komunazh@t-home.mk, adil-emini@hotmail.com

shpallja për zgjedhjen e bashkëmoderatorit – PDF...