Historiati

 

Zhelina si fshat dhe 17 vendbanimet tjera fshatare formojnë komunën e Zhelinës me 24.390 banor (të dhëna këto sipas rregjistrimit të vitit 2002), dhe sipërfaqe prej 199km2. Kjo komunë, ka një pozitë interesante të shtrirjes së sajë edhe atë: në jug-lindje dhe veri-perendim, ajo i takon pollogut të poshtëm. Në anën e djathtë të lumit Vardar, me shpatiet e malit të thatë, depërton deri në rrjedhën e lumit Treska.

Kjo si komunë është themeluar, që me organizimin e ndarrjes së parë teritoriale në pluralizëm, në vitin 1996. Në këto zgjedhje të para lokale mandatin për të qënë i pari i komunës e morri z.Rametulla Ejupi nga rradhët e partisë PPD. Në këto zgjedhje morrën pjesë edhe subjekte tjera politike si PPDSH, PDP dhe grupa e qytetarëve. Raporti i forcave politike në grupin e ishte (10:7) për PPD. Kryesues i këshillit u zgjodh z.Fikri Saliu (nga rradhët e PDP). Gjatë asajë periudhe pas konstituimit të këshillit të parë të Komunës u sollën vendime të rrëndësishme. Këtu vlen të përmendet sjellja e rregullores për punë të këshillit, Statuti i komunës, u sollë PGJU dhe vendime tjera të rëndësishme në lëmin e urbanizmit, si përcaktimi i taksës komunale për objektet banesore dhe afariste si dhe vendime tjera të rëndësishme për qytetarët. Gjatë asaj periudhe komuna e Zhelinës ariti që në gjirin e sajë të strehon mbi 5000 refugjat nga Kosova, në kuadër të komunës u formua edhe shtabi i krizës për strehim të refugjatëve dhe sigurimin e artikujve ushqimor për ta. Pas vdekjes natyrore të kryetarit të Komunës, më 1999 në postin e tijë si i besuar i qeverisë për kryerjen e detyrës së kryetarit të komunës, erdhi z.Mefail Osmani. Raporti  i forcave politike te këshilltarët ishte (10:7) për PDSH. Kryesues i këshillit ishte Muhamed Zilbeari. Në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të komunës u zgjodh Qenan Aliu nga radhët e kualicionit PPD-PDSH, ndërsa kryesues këshilli Tasun Zendeli nga radhët e BDI-së. Në zgjedhjet e fundit të 2009 kryesimin e komunës e mori kandidati I BDI-së Fatmir Izairi kurse raporti I numrit të këshilltarëve ishte: 9-BDI, 5-DR, 5-PDSH dhe kryetar i këshillit u zgjodh Shaban Jusufi. Sipas strukturës morfologjike, teritori i komunës karakterizohet me vendbanime të rrafshta, dhe vendbanime kodrinoro-malore. Kjo sipas organizimit të vjetër teritorial kufizohet me komunën e Tetovës, Bërvenicës, Jegunovcës, Samokovit, Sopishtes dhe Sarajit.

Vendbanimet që e përbëjn komunën e Zhelinës janë: Zhelina, ku është selia e sajë; Strimnica, Leshnica e poshtme, Leshnica e sipërme, Treboshi, Pallatica, Ozurmishti, Dëbërca, Grupçini, Çifliku, Llërca, Kopaçindolli, Novo Sella, Roglja, Merova, Llukovica, Sedllareva dhe Cerova.

Këto vendbanime janë të banuar kryesisht me popullatë shqiptare edhe atë: 99%, kurse vetëm 1% zënë vend popullata maqedone dhe të tjerët (sipas të dhënave të fundit të rregjistrimit të vitit 2002).
Për të pasur njohuri më të mëdha për vendbanimet e komunës, mbi problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, dhe prioriteteve që duhet përkushtuar kujdes i veçant, në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ngritjen e infrastrukturës në një shkallë më të lartë.