Komuna e Zhelinës organizon trajnim për kultivimin e mjedrës

Të nderuar, Komuna e Zhelinës ju njofton se në kuadër të Projektit USAID për zhvillim të biznesit ekosistem me kompaninë LK Raspberries, i ftojmë të gjith të interesuarit në një sesion trajnimi, i cili do të mbahet me date 09.10.2018,  dita e Martë, me fillim në orën 09:00, në hapësirat e Komunës së Zhelinës, për trajnim në mundësimin e mbjelljes dhe kultivimit të frutave të pyellit përkatësisht Mjedrës (Malinës) në regjionin e Pollogut. Më poshtë mund ta gjeni materialin me hollësitë rreth trajnimit. Me respekt, Komuna e Zhelinës

Lexo më tepër...

Festivali i trashëgimisë kulturore organizuar nga Komuna e Zhelinës

Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje dhe me qëllim të kultivimit të vlerave kulturore, ruajtjen dhe mbartjen e tyre në gjeneratën e ardhshme Komuna e Zhelinës e organizoi Festivalin e trashëgimisë kulturore i cili do të jetë tradicional dhe do të organizohet për çdo vit. Ky festival ka filluar me datë 18 korrik, ndërsa do të përfundojë me 22 korrik 2018. Pjesë e programit të Festivalit të trashëgimisë kulturore ishin prezantimi dhe njohja nga afër me veshjet tradicionale, gatimin, veglat e punës, traditën dhe kulturën e zonës së Komunës së Zhelinës me ç’rast u ekspozuan një sërë veshjesh kombëtare, vegla pune dhe relikte që janë përdorur në të kaluarën, veshje dhe shumë specialitete nga kuzhina kombëtare e kësaj …

Lexo më tepër...

Komuna e Zhelinës organizon Festivalin e trashëgimisë kulturore

F T E S Ë Të nderuar bashkëqytetar dhe ju mërgimtarët tanë të dashur, Komuna e Zhelinës Ju fton të merrni pjesë në Festivalin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, i cili do të mbahet prej datës 18 – 22 korrik 2018, në Zhelinë. Ceremonia e hapjes së Festivalit do të bëhet më 18 korrik, në orën 18.00, në stadiumin e Zhelinës. Programi i Festivalit do të hapet me Panairin e madh të trashëgimisë me mater6iale e vlera burimore, ku do të marrin pjesë të gjitha fshatrat e Komunës së Zhelinës. Në kuadër të programit do të organizohen takime me intelektualët dhe mërgimtarët, koncerte të ndryshme të Shoqatave kulturore artistike, maratona e leximit, ekspozita me fotografi artistike të fshatrave të Komunës dhe …

Lexo më tepër...