Lajme

Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës,

Të respektuar përkrahës të së mirës,

Të dashur arsimtarë dhe prindër,

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale duke e pasur arsimin njërin ndër prioritetet tona Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me disa drejtorë të shkollave iu përveshën punës për përmirësimin e cilësisë dhe kushteve të arsimit në komunën tonë. Edhe pse për një periudhë të shkurtër, arritëm të shënojmë shumë suksese duke realizuar projekte dhe aktivitete që nuk ishin bërë ansëjherë më parë në këtë komunë. Së pari herë organizuam festivale etno-kulturore dhe artistike që nuk ishin të njohura më herët në këto shkolla. Ju ofruam nxënësve një model i cili do i nxisë dhe motivojë të krijojnë ide të reja dhe do ua shtojë kretaivitetin nxënësve. Vlen të përmendet fakti se për vetëm gjashtë muaj në shkollën fillore ‘’Luigj Gurakuqi’’ janë bërë aq aktivitete, saqë nuk ishin bërë me dekada në këtë shkollë. Po i përmendim vetëm më të rëndësishmet:

– Për hirë të 28 Nëntorit, për së pari herë u organizua “Maratona e Lirisë” me një performancë të shkëlqyer; – për 7 Mars, Ditën e mësuesit, për së pari herë u kujtuan të parët e arsimit, duke u ndarë afër 100 Mirënjohje veteranëve të arsimit në shkollat e komunës së Zhelinës;

– Me rastin e Ditës së pranverës, organizuam Festivalin e parë etno-kulturor dhe artistik në të gjitha shkollat e komunës së Zhelinës, e sidomos në shkollën “Luigj Gurakuqi”.

– Në Patronatin e shkollës “Luigj Gurakuqi”, që u organizua para dy javësh, për së pari herë në hapësirat e kësaj shkolle, morri pjesë familjarë i veprimtarit Luigj Gurakuqi, deputeti Romeo Gurakuqi, i cili ishte i ftuar special nga Shqipëria.

Përveç këtyre që u përmendën, në këtë periudhë të shkurtër nga ana e nxënësve u organizuan dhe aktivitete tjera artistike dhe edukative si Kuizi i diturisë, drama, recitim te poezive, vallëzime, këngë dhe shumë gjëra të tjera.

Vendimin e djeshëm të Ministrisë së Arsimit të cilët e shkarkuan nga detyra ushtruesin e detyrës drejtor në shkollën ‘’Luigj Gurakuqi’’ ne si institucion vlersojmë se ky vendim është jo i drejtë dhe kundërligjorë. E nderuara Ministri e arsimit, j’ua bëjmë me dije se me këtë vendim tuajin e keni nënçmuar tërë Zhelin;n dhe verdiktin i këtyre qytetarëve të cilët vendosin për udhëheqësit e shkollat komunale dhe institucionet e tjera. Poashtu j’ua bëjmë me dije se ne si komunë, nuk mundemi të lejojmë që dikush të dëmtojë procesin edukativo-arsimorë e sidomos nxënësit tanë. Kjo shkollë sapo filloi të lulzojë me projekte të një pas njëshme, u fatkeqësisht e penguat një progres kaq të madh. Bëjmë thirrje që Ministria e Arsimit të reflektojë dhe të na del në krah neve si komunë në përpjekjet tona për përimërismin e kushteve dhe cilësisë së arsimit, në profesionalizimin dhe departizimin e arsimit në komunën tonë duke mos e bërë arsimin vegël të politikës, por një prioritet që kërkon shumë punë dhe përkushtim.

Komuna e Zhelinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window