Lajme

Komuna e Zhelinës organizoi aksion për mbjelljen e fidanëve

Komuna e Zhelinës dhe kryetari Blerim Sejdiu me rastin е 21 marsit, Ditës së pranverës, nën moton “Mbjellim ardhmërinë”, kanë organizuar aksion për mbjelljen e fidanëve. Në këtë aksion gjithsej janë mbjellë 300 fidanë në oborret e shkollave ‘’Rametulla Ameti’’ në fshatin Llërc, ‘’Pashko Vasa’’ në Grupçin dhe ‘’Luigj Gurakuqi’’ në Zhelinë. Gjithashtu finale janë dërguar edhe nëpër shkollat periferike.

Në aksionin e mbjelljes së fidanëve pos kryetarit Blerim Sejdiu dhe administratës komunale morën pjesë edhe arsimtarët dhe nxënësit e shkollave fillore, Ndërmarrja komunale si dhe shumë vullnetarë.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window