Komuna e Zhelinës organizoi manifestim përkujtimor për veteranët e arsimit

Komuna e Zhelinës për hir të festës së mësuesit për herë të parë  organizoi një manifestim përkujtimor perkujtimor për veteranët e arsimit të cilët kanë vepruar në Komunën e Zhelinës.

Komuna e Zhelinës planifikon që këtë manifestim ta bëjë tradicional dhe të mbahet çdo vit.

Gjatë manifestimit fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Në vazhdim ua sjellim fjalimin e plotë të kryetarit Blerim Sejdiu:

Te nderuar drejtore te shkollave,
Te nderuar mesuesit tone,
Te nderuar dhe respektuar prinder dhe ju te pranishem,

Gezuar 7 Marsin, diten tuaj!
Ne kete dite nderimi per ju, ne ju kujtojme per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene, per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe, te asaj gjuhe qe na e lane amanet te paret tane dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e ardhshem.

Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithe zemer ju urojme Gezuar festen tuaj, 7 Marsin, duke ju uruar shendet e jete, sepse sa me gjate qe jeton misioni juaj, aq me gjate do te ekzistojne kombi jone dhe deshira per atdheun tone. Jo vetem ne kete dite, por gjithnje i kujtojme me nostalgji mesimet e keshillat qe na keni dhene ju.

Sot, kujtojme se sa shume te çmuar jeni ju. Na mesuan shkonjat shqipe, na mesuat se si ta duam dhe si ta respektojme atdheun. Na mesuan poezite e bukura te autorve tone. Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen. Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone. Suksesin tone në jetë, jua dedikojmë mesuesve tanë.

Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky politikan, minister, biznesmen apo punetor, dikur ka qene nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s’kursente kohen, frymen, pasionin, per te brumosur vogelushet me dije dhe edukate.

Popolli yne do te arrije prosperitetin qe aspiron, atehere kur mesuesit ne kete vend do te respektohen me teper ose aq sa politkanet me te larte te shtetit.

Rrofshi sa malet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *