Lajme

Të nderuar bashkqytetarë të Komunës së Zhelinës,

Edhe pse Kryetari i Komunës është në udhëtim zyrtar në Vienë me ftesë speciale nga Kryetari i Vienës, ju njoftojmë se edhe ai me kujdes e ndjek gjendjen klimatike tek ne.

Banorët e komunës tonë janë prioritarë dhe angazhimi jonë si administratë e komunës është i pakontestueshëm përkundër kushteve të rënda klimatike.

Që në orët e herëshme të mëngjesit operojmë në terren së bashku me makineritë përkatësë dhe operatorin për mirëmbajtjen e rrugëve, që të përcjellim nga afër pastrimin dhe intervenimet e nevojshme nëpër vendbanimet më kritike, e më pastaj edhe në të gjithë fshatrat që gravitojnë në komunën tonë.
Fillimisht është intervenuar në Sallarevë, Merovë, Llukovicë, Leshnicë e Epërme dhe Cerovë, që dihen si vende me të rrezikuara nga rreshjet për shkak të pozitës gjeografike.

Ju njoftojmë se situatën e kemi nën kontroll!

Jemi në shërbimin tuaj!

Komuna e Zhelinës,
Administrata Komunale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window