Komuna e Zhelinës përgjysmon pagesat për kyçjen në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit

Të nderuar qytetarë,
Duke u nisur nga detyrimi jonë që t’Ju shërbejmë Juve si banorë të kësaj komune, me konsideratën më të lartë Ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës, duke filluar nga data 30.01.2018,  ka sjellë Vendim për uljen e çmimit të pagesës së kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, edhe atë:
● Pagesa e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit do të zvogëlohet për 50% nga shuma e përgjithshme, pra, nga 300 euro në 150 euro, në kundërvlerë në denarë;
●  Pagesa e kyçjes në rrjetin e kanalizimit do të zvogëlohet për 50% nga shuma e përgjithshme, pra, nga 300 euro në 150 euro, në kundërvlerë në denarë.
Gjithmonë në shërbimin Tuaj!
Komuna e Zhelinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *