Komuna e Zhelinës vjen me një risi:’’Tregoji kryetarit për problemin në vendbanimin tënd’’

Komuna e Zhelinës vjen me një risi:’’Tregoji kryetarit për problemin në vendbanimin tënd’’

Prej sot Komuna e Zhelinës përmes ueb faqes së saj e ka lëshuar në përdorim butonin  ’’Tregoji kryetarit për problemin në vendbanimin tënd’’. Ky buton gjendet në ueb faqen zyrtare të komunës, www.zhelina.gov.mk, më saktësisht në anën e djathtë dhe është me ngjyrë të kuqe. Pasi të klikoni butonin do ju hapet një faqe ku duhet t’i shkruani të dhënat personale si dhe ta shpjegoni problemin me të cilin ballafaqohet vendbanimi juaj.

Për këtë projekt Komuna e Zhelinës ka formuar grup special pune i cili vazhdimisht do të jetë në gjendje gatishmërie për të ju përgjigjur qytetarëve për problemet e tyre.

Inkurajojmë të gjithë banorët e Komunës së Zhelinës që mos hezitojnë por lirshëm t’a informojnë kryetarin dhe komunën për problemet në vendbanimet e tyre që të mund të intervenojmë sa më shpejt për zgjidhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *