Lajme

Sot, në Komunën e Zhelinës përfaqësues të korporatës amerikane ITM Controls d.o.o me seli në Bosnje dhe Hercegovinë realizuan takim me komunat e Zhelinës, Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit dhe disa komuna tjera me ç’rast u prezantuan fushat e caktuara ku mund të investohet ne komunat e Maqedonisë e sidomos në komunat në territorin e Pollogut.

Deponia, reciklimi i ujërave, energjia dhe sektori privat, ishin tre çështjet për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të përfaqësueseve të rajonit të Pollogut dhe përfaqësuesve të një korporate amerikano-gjermane. Sot  u bë edhe prezantimi i tre projekteve në fjalë, për mënyrat se si do të zhvillohej  funksionimi i tyre. Nijaz Salihazhiç, koordinator i projektit prezantoi një sistem  i cili prodhon energji elektrike të drejtpërdrejtë dhe i njëjti do të sillte deri në 70% fatura më të lira të energjisë  për banorët e këtij rajoni.

Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu u shpreh se ata si kryetarë komunash përmes këtij prezantimi kanë përfituar shumë.

“Patëm rastin që me kryetarët e komunave rajonale të Pollogut dhe më gjerë, të Gostivarit, kryetarin e komunës së Bogovinës, Vrapçishtit, përfaqësues nga komuna e Tearcës, Kumanovës, përfaqësues nga komuna e Jegunovcës, kryetari i komunë së Bërvenicës, që të ndëgjojnë dhe të ballafaqohen drejtpërdrejtë me këtë prezantim, ku ne si komuna dhe si kryetar komunash, besoj se kemi përfituar shumë”, u shpreh në preskonferencën për media kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window