Komuna e Zhelinës organizoi manifestimin ‘’Maratona e Lirisë’’

Komuna e Zhelinës organizoi manifestimin ‘’Maratona e Lirisë’’

Për hir të Ditës së Flamurit Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Shoqatën ‘’Adrion’’  ka realizuar manifestimin ‘’Maratona e Lirisë’’. Në këtë manifestim të pranishëm ishin arsimtarët, drejtorët dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Zhelinës. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe shumë prindër dhe banorë të fshatrave të ndryshme. Në këtë manifestim, përpos programit shumë të pasur kulturoro-artistik, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu i cili theksoi rëndësinë historike të kësaj feste dhe rolin kyç të saj për identitetin shqiptar. Ai duke përmendur nëntorin si muaj i dy festave, atë të Alfabetit dhe Ditës së flamurit, u zotua se do të angazhohet për rritjen e cilësisë së arsimit në Komunës e Zhelinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *